Metereologët europiane japin lajmin e mire per dimrin: Na pret një dimër i ngrohtë për shkak të fenomenit ..

143
0

Në mesin e krizës së energjisë që ka pllakosur pjesë të ndryshme të botës, por më shumë ka goditur Europën për shkak të ngërçit të furnizimeve të gazit rus, parashikimet e disa ekspertëve po konsiderohen shpresëdhënëse.

Krerët e BE-së kanë paralajmëruar vazhdimisht së fundi se kontinentin e vjetër e pret një dimër i vështirë, temperaturat e të cilit do të jenë vendimtare për qytetarët e shqetësuar nga kostot rekord të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë dhe rritjen stratosferike të çmimit.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF), thotë megjithatë se pritet që ky të jetë një dimër mjaft i ngrohtë. “Shenjat janë që ky të jenë një dimër më i ngrohtë se zakonisht”, shprehet ai, edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një të ashtuquajturi fluks të bllokuar, i cili mund të dërgojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Europë”, shton Buontempo.

Ky organizëm i krijon parashikimet e tij bazuar në të dhënat që mbërrijnë nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në të gjithë Europën. Parashikimet e tyre bazohen në tregues të tillë si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk kanë saktësinë e raporteve afatshkurtra.

Dimri europian mendohet se mund të jetë më i ngrohtë për shkak të fenomenit të motit global “La Nina”,  që pritet të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta. Agjencia për çdo rast thotë se më të saktë, parashikimin e saj për sezonin e dimrit do të arrijë ta bëjë muajin e ardhshëm.