Zonat e jugut dhe jug-lindjes së Shqipërisë janë të rrezikuara nga furtuna të forta me reshje të dendura shiu duke filluar që nga dita e nesërme.
Alarmi është dhënë nga meteorologët grekë, të cilët paralajmërojnë se në pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë deri në jug dhe jug-lindje të Shqipërisë do të ketë stuhi të forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu si edhe rrufe.
Moti pritet të përkeqësohet nga gjysma e dytë e ditës së nesërme.
Situata do të jetë e ngjashme edhe gjatë ditës së enjte, por që do të shtrihet edhe në pjesën qendore dhe perëndimore të Shqipërisë, raportojnë mediat greke. /albeu.com/