Skip to content

Meta nis ngjitjen në majën e Korabit, s’do ta besoni kush e shoqëron

    Ashtu siç e kishte thënë prej kohësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë. Kreu i Shtetit ka vendosur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, përkatësisht në Malin e Korabit.

    Meta ka nisur rrugën drejt Korabit, ndërsa njofton se bashkë me të është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

    “Me ish futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit. 😁”, shkruan Meta.

    Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra nga niveli i detit.