Skip to content

Meta me flamurin amerikan. Reagon Ambasadorja amerikane: U habita kur pashe..

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, reagon ndaj manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

    Kim shpreh çudi për përdorimin e flamurit amerikan në podium teksa fliste kreu i shtetit.

    Ajo thotë se “U çudita teksa pashë sot flamurin e SHBA në manifestim. Që të shmangim çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestave paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me manifestimin e sotëm”.