Mësuesja “heq lëkurën” për t’i mësuar nxënësve pjesët e trupit

1642
0

Mësuesja e një shkollë në Spanjë ka si qëllim që ti mësojë sa më shumë nxënësit e saj dhe këtë e bën duke “hequr lëkurën” në mënyrë që fëmijët e klasës së tretë të kuptojnë sa më mirë anatominë e trupit të njeriut.

María Teresa Íñigo de Toro, e cila jep mësim në një shkollë në Vajadolid, është bërë e famshme në rrjetet sociale falë kostumit të saj që vesh për lëndën e biologjisë, duke i treguar nxënësve se si është i ndërtuar trupi nga brenda. 

Të gjitha organet e trupit të njeriut janë të dukshme në kostumin e mësueses.

Bashkëshorti i saj shpërndau në Twitter fotot nga një orë mësimi, foto që u bënë menjëherë virale.

“Jam shumë krenar për gruan time që e kam plot ide. Sot ka shpjeguar trupin e njeriut në një mënyrë shumë origjinale. Dhe fëmijët që nuk i mbante vendi. Je e madhe Veronica”, shkruan bashkëshorti i mësueses.

Vetë mësuesja ka thënë për gazetën “El Español” se nuk e priste aspak që të bëhej kaq e famshme.

“E gjeta kostumin në Aliexpress dhe thashë pse mos ta provoj për të dhënë mësim”, thekson Veronica.