Skip to content

Mësuesi 48 vjecar ngacmon nxënësen 15-vjeçare në autobusin e shkollës

    Një 48-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi nxënësja e tij e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht.

    “Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç”, njofton policia.

    Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit.