Mësoi që ishte fituesja: Miss-it i bie të fikët në mes të skenës!

383
0

Konkurrentja nga Paraguaji e ka gjendur veten në dysheme pasi ka dëgjuar që është fituesja e ‘Miss Grand International’.

Vajza, e quajtur Maria Clara Sosa duket se nuk e priste të dëgjonte emrin e saj. Ndërkohë që mbante duart shtrënguar bashkë me konkurrenten tjetër, kur dëgjoi emrin u përlot dhe brenda disa sekondash i ra të fikët duke frikësuar kështu stafin dhe gjithë të pranishmit.

Pasi i dhanë menjëherë ndihmën e parë, 24-vjeçarja e mori veten shpejt, rregulloi fustanin dhe mes lotësh vendosi kurorën.

Pas gjithë kësaj skene, e cila brenda pak orësh u bë virale në rrjete sociale, Miss-i shprehu dëshirën për të shkuar në SHBA që të takoj Donald Trump-in për t’i kërkuar atij të bëhet shembull paqeje, dashurie dhe tolerance.