Mësohet puna e rëndë që bën djali i Parashqevi Simakut për të jetuar

401
0

Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, prej vitesh është i martuar me një këngëtare shumë më të re në moshë, me origjinë suedeze.

Çifti jeton në New York City, ku kanë hapur së bashku një Akademi Muzike dedikuar fëmijëve dhe talenteve të reja.

Nga martesa e tyre, ata kanë një vajzë rreth 10-11 vjeç, e cila shpesh shfaqet në rrjetet sociale të familjes. Megjithatë, djali i Parashqevisë nuk përfshihet në publikimet e tyre, çka ngre pyetje mbi marrëdhëniet familjare.

Historia e djalit të Parashqevisë, Luke Nolfe, mbetet një mister, veçanërisht për sa i përket marrëdhënies së tij me të atin dhe të ëmën. Megjithatë, besohet se kjo do të zbulohet më tej në të ardhmen.

Ajo që dihet deri tani është se Luke punon si package handler (ngarkues/paketues) për kompaninë FedEx në Woodstock, Georgia – një punë modeste dhe larg nga ajo që mund të imagjinohej për djalin e një artisteje të famshme.