Me uljen e shifrave të të prekurve nga koronavirusi, shteti italian po heq masat dhe së shpejti do të rihapë kufijtë e saj me BE. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Italia do të hapë kufijtë në 3 qershor.
Qeveria e Contes kërkon të shpëtojë sezonin turistik dhe të hapë baret, restorantet, plazhet dhe parukeritë.
Italia do të hapë kufijtë e saj nga 3 qershori për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Shengen. Udhëtarët nga këto vende do të jenë në gjendje të hyjnë në vend pa pasur nevojë për karantinë.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu hapjen midis rajoneve nga e njëjta datë.