Mesazhi më i bukur i një 30 vjeçari, për nënën që e la në një jetimore që ta birësonin…

782
0

“Përshëndetje! Unë quhem Ryan dhe s’e kam njohur kurrë nënën time biologjike. Jam i birësuar, ndaj çdo vit për 8 mars, mendja ime përfshihet nga një sërë mendimesh rebele. Emri i nënës sime biologjike është Julie dhe ajo më kishte lënë një letër.

Nga informacioni i paktë që më jepte në atë letër, mund të them se ajo kishte ngelur shtatzënë në mënyrë të padëshiruar dhe nuk e besonte se ishte mjaftueshëm e pjekur për të qenë një nënë e denjë për mua. Ajo nuk donte të më abortonte.

Donte më të mirën për fëmijën e vetë, ndaj mendoi se gjëja më e mirë që mund të bënte, ishte të më linte për birësim në një jetimore.

Është viti 2018 dhe unë jam 30 vjeç. Jam shumë i lumtur që jam në jetë dhe mamaja ime nuk më abortoi.

Prindërve të mi aktualë, pra mamasë dhe babait tim, iu dha lajmi i hidhur se nuk mund të bëheshin prindër, por tani më kanë mua dhe ndihen tepër të lumtur.

Kam dëgjuar shumë histori ku femrat që i japin për adoptim fëmijët e tyre, ndihen fajtore dhe ndonjëherë diçka e tillë shihet si një veprim prej frikacakeje.

Nga ana tjetër, fëmijët e lënë për birësim, ndihen tmerrësisht keq, kur i njohin prindërit e tyre biologjikë. Si një fëmijë i tillë, mendoj se duhet të ndodhë komplet e kundërta. Nëpërmjet adoptimit, ti i jep dikujt dhuratën e jetës.

Unë do të doja shumë ta shihja në sy nënën që më dha jetën, dhe t’i thoja se sa falenderues jam ndaj saj për gjithçka. Për ta bërë këtë gjë, më ndalon vetëm diçka. Nuk dua të dal e të kërkoj dikë që ndoshta nuk do që unë ta gjej.

Ajo nuk ishte gati për t’u bërë nënë, kur mbeti shtatzënë me mua, por shpresoj që ajo të jetë rritur dhe të ketë krijuar familjen e saj me dikë që e do. Burri i saj ndoshta nuk e di për mua. Ndoshta as fëmijët e saj, që janë vëllezërit dhe motrat e mia nuk e dinë që unë ekzistoj.

Thjesht nuk dua që të shfaqem si një person i padëshiruar dhe ta vë në siklet nënën time biologjike. Ajo më dha mua jetën dhe mendoj se gjëja më e vogël që unë mund të bëj, është ta lejoj të jetojë jetën e saj.

Nëse këto fjalë shpërndahen dhe nëna ime arrin t’i lexojë ato, dije se unë nuk pres asgjë prej teje. Nuk dua të bësh gjë, apo të më kontaktosh.

Thjesht dua të të them faleminderit për gjithçka! Shpresoj të jesh e lumtur!” / bota.al