Mesazhi i policit shqiptar: Nuk do largohem kurrë nga Shqipëria

139
0

Të jesh polic ndoshta nuk është profesioni më i thjeshtë në botë, dhe ndoshta në momente të caktuara shoqërore në varësi të dinamikës në jetën e një vendi, kthehet edhe në një profesion shumë të vështirë, sfidues, i lodhshëm dhe plot përgjegjësi.

Polici i Rrugores në qytetin e Durrësit, Aldo Paja, ka rrëfyer së fundmi rëndësinë e veçantë që ka procesi i kalimit të eksperiencës nga brezi i parë tek ai që po përgatitet.

Ai bëri me dije dhe familjarë të tij kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit, teksa më tej theksoi se ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij të cilët kanë vendosur të largohen nga Shqipëria, ai ka preferuar të qëndrojë në vendin e tij duke i shërbyer qytetarëve.

“Në familjen apo fisin tim ka edhe përsona që kanë shërbyer në strukturën e Polciisë së Shtetit dhe ajo dëshira ime ka ndikuar për të vazhduar në polici dhe për të mos bërë të njëjtën zgjidhje që kanë bërë shumica e moshatarëve të mi të cilët janë larguar nga Shqipëria”, tha ai.