Mesazhi i Aurorës për bashkëshortin italian: “Je një baba për fëmijët tanë”

65
0

Aurora ka kapërcyer gjithçka vetëm falë dashurisë së fëmijëve dhe bashkëshortit të saj Stefanos. Forca për të përballuar tm errin e për të ecur përpara është një shembull unik e për t’u admiruar tek ajo.

Aurora: Të kam ftuar në këtë emision për të të falenderuar sepse je një baba për fëmijët tanë. Nuk mund të zgjidhja një baba më të mirë për fëmijët, një bashkëshort më të mirë për mua, një bashkëudhëtar të jetës, një person që ka ditur të më kuptojë, të më dashurojë, që më ka kuptuar, që nuk më ka gjykuar, që më ka mbështetur për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e mia, të cilat janë shndërruar në ëndrra dhe dëshira të përbashkëta sepse më ke ndihmuar që t’i bëj të gjitha realitet.

Nuk di si të të falenderoj për gjithçka që ke bërë. Ne ndajmë një mendim të përbashkët: Prindërit e fëmijëve janë ata, të cilët i rrisin. Dhe kur ai mësoi se unë kisha fëmijë i ka dashur në mënyrë të pakushtëzuar. Je një baba i mrekullueshëm, je burri i jetës time.

Stefano: Aurora dhe fëmijët janë gjithçka për mua. Që prej fillimit kemi pasur pëlqim dhe ndjenjë për njëri-tjetrin. Jam prekur shumë nga historia që ajo më ka treguar. Që prej fillimit kemi rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Kemi pasur dashuri pa kushte. E dua!