Merrte kredi me kartat e ID te pacienteve, ja sa vite burrg rrezikon infermierja

83
0

Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha janë dy të arrestuarat nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Elektro”.

39-vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja e Spitalit vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha.

Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Infermierja Bardhollari pas arrestimit ka pranuar veprimet që kishte kryer me argumentin se gjithçka e kishte bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Gjate emisionit Shqiperia Live, avokati Kujtim Ibra i ftuar ne studio tregoi se infermierja me kete veprim, rrezikon minimumi 10 vite burg.

Ai tha nder te tjera se kjo eshte nje veprimtari kriminale pasi ata kane shfrytezuar paaftesine mendore te personave. Mashtrimi per marrje kredie eshte nje vjedhje identiteti dhe vjedhje te dhenash nga keta persona.