Merrni masat, më e keqja nuk ka ardhur ende, meterologia: Ja sa do të shkojnë temperaturat nesër

506
0

Ashtu siç kishin parashikuar meterologët, dita e sotme ishte më e ftohtë në krahasim me ditët e tjera, por më e keqja nuk ka ardhur ende.

Metereologia Tanja Porja ka thënë se vendi është përfshirë nga një masë ajri më e freskët, e cila do të vijojë të paktën deri në ditën e premte.

Sipas Porjas, mëngjesi i nesërm mund të shkojë deri në 2 gradë celsius në zonat lindore, ndërsa gjatë ditës nuk do të ndihet shumë diferenca e temperaturave.

Ajo u shpreh për Fax Ëeb se nga e enjtja deri në të shtunën Greqia dhe Turqia do të përfshihen nga një stuhi ere dhe shiu, po që nuk do të prekë Shqipërinë.

Më pas ajo tha se nga e shtuna moti mund të sjellë dhe reshje. Sipas Tanjas, edhe muaji tetor do të këtë temperatura më të larta sesa tipiket e vjeshtës.