Merret vendimi i rëndësishëm për ndryshimin e orës

1815
0

Parlamenti Europian vendosi t’i japë fund praktikës së ndryshimit të orës. Propozimi u miratua me 410 vota pro, 192 kundër dhe 51 abstenime. Vendeve europiane u është lënë kohë të vendosin se cilën orë duhet të mbajnë, atë dimërore ose atë verore deri në vitin 2021.

Sipas direktivës, vendet që duan të mbajnë orën verore, duhet t’a bëjnë ndryshimin përfundimtar në mars të 2021-shit. Ndërsa ata që duan të mbajnë dimëroren, mund ta bëjnë këtë ndryshim në tetor 2021.

Praktika daton që prej më shumë se një shekulli më parë në Perandorinë Gjermane, ku u shfrytëzua si mundësi për të kursyer energji elektrike.