Merr fund pritja! Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

4267
0

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, me date 8 maj do të njihen me përgjigjen e saj. Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin  duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Pasditen e dates 8 maj rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane. Për të parë përgjigjen tuaj ju duhet të klikoni tek Check Status

Kush ka humbur kodin e konfirmimit mund ta rekuperoje ate duke futur te dhenat e tij bashke me emailin e perdorur gjate regjistrimit tek linku Forgot Confirmation Number