Davide Pecorelli është gjallë. Mediat italiane shkruajnë se biznesmeni që prej muajit janar 2021 rezultonte i zhdukur në Shqipëri, është gjetur dje i gjallë në Livorno, Itali. 45 vjeçari ka dhënë deklarimet e para në polici, ndërsa mësohet se është gjetur në bordin e një gomoneje që po mbytej.
“Unë do ta përqafoj, por menjëherë pasi t’i tërheq veshët!”
Kështë shprehur Renato Pecorelli, babai i biznesmenit italian që u zhduk në Pukë, Shqipëri 8 muaj më parë. Babai i Pecorellit ka thënë se ka qenë ish-gruaja e biznesmenit e cila e ka njoftuar dhe i ka thënë se Davide ishte gjetur i gjallë. Dhe jo në Shqipëri ku e kërkonin “me lupë”, por në Itali.
“Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë: ajo menjëherë më tha se kishte folur me Davide -in tim dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë …”, ka thënë Renato Pecorelli, babai i biznesmenit italian.
Duket vërtet si historia e një libri, por është historia e Davide Pecorellit, sipërmarrësi 45 vjeçar nga Lama di San Giustino. Ai është gjetur në një gomone që po mbytej dje në brigjet e Livornos, pranë një ishulli.
“Tani do të jetë e nevojshme të kuptohet pse Davide humbi gjurmët e tij për kaq gjatë dhe pse ishte në atë gomone në Detin Tirren, kur e dimë shumë mirë që Shqipëria është në anën e kundërt të Italisë: hetuesit do të duhet të rindërtojnë atë që ndodhi te Pecorelli që nga fillimi i vitit dhe pse ishte në mes të detit mes valëve dhe, me sa duket, pa një destinacion. Shumë prisnin – duke e njohur atë – një epilog të zakonshëm, por, edhe një herë, ai i befasoi të gjithë”, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Zhdukja e Pecorellit sipas mediave italiane
Babai i 4 fëmijëve, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë, Shqipëri, ku kishte shkuar në një udhëtim pune: në atë vend ai ishte takuar edhe me pronarin e një qendre bukurie. Gjurmët e tij u ndalën brenda një Skoda me qira të gjetur të djegur së bashku me disa sende personale dhe disa fragmente kockash që kurrë, në fakt, nuk i ishin atribuar atij.
Makina e tij, e marrë me qira në aeroportin e Tiranës në fillim të vitit, u gjet e përfshirë nga flakët në një zonë të largët në veri të Shqipërisë, në territorin e Pukës, jo shumë larg Kosovës. Brenda automjetit, policia, gjatë një kontrolli në magazinën e komisariatit, kishte identifikuar disa sende personale (ora dhe telefoni i Davide, i njohur në ditët në vijim nga shoqëruesi shqiptar i burrit gjatë depozitimit të tij para policisë shqiptare): gruaja më pas emëroi një avokat, avokatin Giancarlo Viti, i cili konfirmoi lajmin e zbulimit.
Historia e Davide, veçanërisht në muajt e parë pas vdekjes së tij, kishte çuar në hipotezën e shumë skenarëve, madje edhe ata më shqetësues: sipërmarrësi nga San Giustino po kalonte një periudhë shumë delikate në menaxhimin e aktiviteteve të tij dhe, që nga shtatori i vitit të kaluar, ai kishte vendosur të pasurohej në Shqipëri, duke tregtuar makineri të shtrenjta për qendrat e bukurisë me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Me një mik, pak para vdekjes së tij, ai kishte shkëmbyer mesazhe në WhatsApp duke theksuar faktin se ai ishte në atë vend me qëllimin, në fakt, të përfundonte disa negociata me profesionistë vendas.