Skip to content

Merkel poston foto nga takimi me Ramën, zbulon dhuratën që i dha Edi Rama

    Pas takimit që bëri me Kryeministrin Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel ka publikuar një foto me të.

    Nëpërmjet fotos, zbulohet se kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë edhe një dhuratë Merkel.

    “Kancelarja Merkel priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Politikani i cili është gjithashtu artist, i solli kancelares librin e tij të fundit si suvenir”, thuhet në shkrimin që shoqëron foton.

    Më herët duke përfunduar një video nga përfundimi i takimit me Merkel, Rama shkroi, “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë”.

    Në fillim të takimit duke publikuar pamje, Rama shkroi, “Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”.

    Më herët mëngjesin e sotëm pati një takim tjetër ku duke publikuar një fotografi foli për një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv, në kërkim të mbështetjes së negociatave.

    “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkroi Rama.