Skip to content

Mëngjes i ftohtë, cfarë pritet në mesditë? Parashikimi i motit për sot dhe nesër..

    Kjo e martë pritet të jetë nën mbizotërimit të motit të kthjellët, pothuajse gjatë gjithë ditës.

    Temperaturat këtë mëngjes kanë qenë relativisht të ulëta, duke nisur që nga 5 gradë Celsius.

    Gjatë mesditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

    Era do të fryjë me shpejtësi 6 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1 ballë.

    E Martë 22 Tetor 2024

    Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

    Temperaturat minimale dhe maksimale:

    – Zonat malore    6/19°C

    – Zonat e ulëta     12/25°C

    – Zonat bregdetare 14/24°C

    Kosova për dt. 21 Tetor 2024 do të ketë  kthjellime dhe mejgull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 19°C –20°C gradë Celsius në mesditë.

    E Mërkurë 23 Tetor 2024

    Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranesira kalimtare. Era do të jetë me drejtim Verilindje 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

    Temperaturat minimale dhe maksimale:

    – Zonat malore    5/21°C

    – Zonat e ulëta     12/25°C

    – Zonat bregdetare 14/24°C

    Meteorologe: Rezarta Xhakollari