Menduan se kishte kancer, doktorët çuditen nga ajo që gjejnë në stomakun e qenit (FOTO)

762
0

Pronarët e një qeni 8 vjeçar ishin përgatitur të humbnin vogëlushin e tyre të dashur. Pas një fryerje të jashtëzakonshme në bark, ata e dërguar Bernardin ta vizitonin dhe doktori u dha lajmin e keq.
“Ka kancer,”- u tha shprehimisht ai.

Të shokuar, çifti vendosi të bëjë tentativën e fundit për të shpëtuar qenin e tyre. Ata u drejtuan tek kirurgët për ta futur në sallën e operacionit dhe për t’i hequr masën e tumorit që kishte në trup.
Mirëpo pa asnjë shpresë se do ta shihnin përsëri Jane Dickinson dhe gruaja e tij u përshëndetën me qenin e tyre për herë të fundit. Ajo që ndodhi më pas i la pa fjalë.

Gjatë operacionit mjekët zbuluan se ajo që ndodhej në stomakun e Bernardit ishin arusha pellushi. Gjithsej ishin 4. Në pamundësi për t’i tretur stomaku, pellushat kishin mbetur aty dhe në skaner të krijonin përshtypjen e një tumori. Qeni shpëtoi për mrekulli dhe pasi doli nga salla u bashkua sërish me çiftin Dickinson.