HomeInteresanteKurioziteteMendonte se ishte...

Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, në moshën 75-vjeçare gruaja zbulon se ka 6 motra dhe vëllezër

Ndonjëherë rrjetet sociale mund të bëjnë çudira. Një gjë e tillë ka ndodhur me 75-vjeçaren Francesca Trivella. Francesca jeton në Pisano të Italisë dhe pak kohë më parë zbuloi se nuk është fëmijë e vetme por ka plot 6 motra e vëllezër. Gjithçka nisi nga një mesazh i ardhur në Facebookun e saj.

Në mesazh shkruhej:

Po kërkojmë një person që ka të njëjtin emër e mbiemër me ty dhe që kishte një mama të quajtur Maria Trivella”.
Fillimisht 75-vjeçarja u ndje e frikësuar dhe nuk dinte se çfarë ishin këta persona që dinin emrin dhe mbiemrin e saj si dhe emrin e mamasë së saj. Por me kalimin e ditëve merr guximin dhe flet në një video-call me këta persona. Atje zbulon ngjarjen e pabesueshme dhe faktin që nuk ishte fëmijë i vetëm në këtë botë.

Francesca dhe motrat e vëllezërit e saj të rinj vendosën të takoheshin për herë të parë në Cuneese.

Ajo pas takimit shprehet:

Tani nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin, dëgjohemi çdo ditë. I zbulova pas 75 vjetësh dhe tani dua të shijoj dashurinë e tyre sa më shumë të jetë e mundur”.
Kjo histori ka nisur në vitin 1943, kur mamaja e Francescas mbeti shtatzënë me babain e saj por nuk arritën që të celebrojnë martesën pasi i ati i Francescas, si ushtarak, dërgohet të luftojë në Rusi. Pas shumë vitesh pa informacion nga bashkëshorti, mamaja e Francescas martohet me një person tjetër.

Kur ushtaraku kthehet nga lufta gjen bashkëshorten me një fëmijë në krahë dhe me një person tjetër pranë saj. Në këtë moment largohet drejt Sardenjës dhe krijon atje familjen e tij në një martesë të dytë nga ku lindin gjashtë fëmijë.

Vite më vonë, përmes një halle, fëmijët zbulojnë se kishin një motër dhe vendosin ta kërkojnë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.