Meloni nga Tirana: E kënaqur që BE e vendosi emigracionin si prioritet. Merita e Italisë

Nga Tirana, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni foli edhe për çështjen e emigracionit. Ajo u shpreh e kënaqur për faktin se më në fund sipas saj Komisioni Europian e ka vendosur këtë çështje si prioritare. Meritën për këtë e sheh pikërisht tek vendi i saj.

“Ne jemi të interesuar për të gjithë frontet sepse ne në Itali gjendemi në një pikë kritike, sepse për ne është shumë e rëndësishme veçanërisht edhe për korridorin ballkanik që e përdorin emigrantët. Është hera e parë që Komisioni Europian ka vendosur këtë çështje, të rrugëve të Mesdheut për emigracionin, e ka vendosur si prioritet.

Asnjëherë s’ka qenë e rëndësishme për ta, nuk e kanë marrë në konsideratë. Sot ndërkohë është e rëndësishme për ta dhe konsideroj që kjo ka ndodhur edhe për shkak të faktit që Italia u përball me problemin, mori disa vendime të rëndësishme vetë si shtet. Kështu që kjo ka qenë një ndër motivet që u bë e rëndësishme për BE.

Sepse ne kaluam nga, le të themi një marrëveshje për të përballuar bashkë këtë krizë, në pikën ku u nisëm që të përballojmë vetë, të mendojmë vetë për veten. Është e rëndësishme të kuptohet që janë dy gjëra të ndryshme sesi përballohet kriza e emigracionit dhe si përballohet menaxhimi i refugjatëve”.

Kujtojmë se Italia ka ndërmarrë politika më të ashpra sa i përket emigracionit dhe episodi i fundit ishte që emigrantët u dërguan nga jugu i Italisë në Francë, gjë e cila u kritikua jo vetëm nga Franca, por edhe nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e përbashkët pas mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sa i përket emigracionit, thuhej se: “Rrugët e migracionit në Ballkanin Perëndimor kanë parë rritje të ndjeshme që nga fillimi i vitit 2022. Menaxhimi i migracionit mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët, të cilën BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do ta trajtojnë së bashku, në partneritet të ngushtë. Për këtë qëllim, BE-ja ka rritur ndjeshëm mbështetjen e saj financiare për rajonin me më shumë se 170 milionë euro asistencë dypalëshe dhe rajonale të ofruar tashmë në kuadrin e IPA III”.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.