Meloni në hall me aleatët, cfarë po ndodh me formimin e qeverisë së re

108
0

Pas zgjedhjes së krerëve të dy dhomave të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 Shtatorit, sfida e radhës e koalicionit të qendrës së djathtë në Itali është formimi i qeverisë së re.

Presidenti Serxho Matarela të mandatojë Xhiorxhia Melonin të Enjten pas konsultimeve me partitë parlamentare që nisin në fillim të javës së ardhshme. Megjithatë, formimi i qeverisë së re duket i vështirë.

Silvio Berluskoni, njëri prej drejtuesve të 3 partive të shumicës është i pakënaqur me ndarjen e posteve ministrore, çka e shprehu edhe me refuzimin për të mbështetur Injacio La Rusën, e “Vëllezërve të Italisë” që u zgjodh në krye të Senatit.

Mediat italiane shkruajnë se Meloni nuk pranon kërkesën e Berluskonit që partia e tij të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ish-kryeministri synon të ndryshojë atë që njihet si ligji Severino i vitit 2013, që e detyroi atë të qëndronte jashtë parlamentit për 9 vite, për shkak të gjyqeve të shumta me akuzat për korrupsion.

Meloni ka në plan që Forca Italias t’i japë Ministrinë e Jashtme, ku planifikon të emërojë Antionio Tajanin, ish-kreun e Parlamentit Europian, mbështetës i fuqishëm i hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Pa votat e Berluskonit, Meloni nuk e arrin dot vetëm me Lega Nordin, shumicën prej 201 deputetësh për formimin e qeverisë. Me këto pakënaqësi, edhe nëse miratohet, analistët parashikojnë një jetë të shkurtër të këtij kabineti.