Meloni mund t’i detyrojë shqiptarët të kthehen duke i hequr asistencën! Aktivistja shqiptare ne Itali tregon cfare pritet te ndodhe me politikat e emigracionit

293
0

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte e ftuar Geri Ballo, shqiptarja e parë që kandidoi për Parlamentin Europian në Itali, për të folur më tepër lidhur me zgjedhjet në Itali, fitoren e Giorgia Melonit dhe si përkthehet kjo fitore për shqiptarët që jetojnë atje.

Ajo foli edhe për një nga premtimet elektorale të Melonit, heqjen e asistencës së dhënë nga shteti për familjet në nevojë dhe tregoi si mund të ndikonte kjo apo një krizë ekonomike në qëndrimin apo kthimin e shqiptarëve në vend.

“Shumë shqiptarë mund edhe të kthehen. Në krizën e 208 ka pasur një numër të rëndësishëm shqiptarësh që u kthyen sepse nuk ia dilnin dot. Pikërisht se nuk kemi qëndreshmërinë që kanë italianët ketu, pra struktura familjare por gjithcka varet nga puna që bëjmë ditë pas dite, nëse vjen një krizë ekonomike, ndikon direkt. Ka akoma qytetarë këtu që janë në nivelin e mbijetesës dhe në momentin që nuk kanë më punë, nuk paguajnë më qeranë etj normal që mund të kthehen.

Asistenca e premtuar nga Conte, dhe që e bëri të performonte më mirë në zgjedhje për personat që ishin në vështirësi ekonomike do hiqet, sipas fjalëve të Melonit, ajo do donte ta hiqte. Kjo është në programin e saj elektoral. Madje dhe e ëma, në një intervistë u shpreh se kjo është gjeja ë parë që dëshiron që të bëjë e bija., në mënyrë që njerëzit të shkojnë të punojnë. Ne nuk e dimë sa janë shqiptarët që e marrin këtë asistencë, por është e menduar pikërisht për njerëzit që janë të brishtë ndaj një situate problematike. Pra edhe kjo nuk shkon në drejtimin e duhur.”, u shpreh ajo në Dritare TV.

Video e plote

/M.K/dritare.net