Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, ndërsa anglishtja..

169
0

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër.

Këtë e thonë shifrat zyrtare nga Berna, raporton media zvicerane në gjunë shqipe, Le Canton27.ch, duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave (OFS) në Neuchatel.

Anglishtja si gjuhë kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend.

Gjuha shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të popullarizuara në Zvicër.

Enti Federal i Statistikave ka raportuar se fundi se për herë të parë në më shumë se 10 vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip se sa portugalisht.

Autoritetet zvicerane (OFS) pohojnë ndërkaq se italishtja nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër, anglishtja e ka “rrëzuar” nga froni.

Por nuk mbaron me kaq. Anglishtja rrezikohet nga gjuha shqipe, raporton Le Canton27.ch.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave ka deklaruar se “numri i shqiptarëve është shtuar dukshëm në krahasim me komunitetet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Zyrës Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300 mijë shqiptarë të cilët njihen si albanofonë, ku pjesa dërrmuese janë nga Kosova.

200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, 70 mijë janë nga Maqedonia e Veriut, 20 mijë nga Lugina e Presheës dhe më pak nga Shqipëria e Mali i Zi.

Autoritetet bëjnë të ditur se mbi 100 mijë shqiptarë janë natyralizuar dhe posedojnë pasaporta zvicerane.

Gjuhët që fliten në Zvicër

59.5% e banorëve të qyteteve zvicerane deklarojnë gjermanishten si gjuhën e tyre kryesore.

Nga pjesa tjetër, 22.8% frëngjishten.

Nëse marrim parasysh gjuhët jokombëtare, shohim se anglishtja është zhvilluar ndjeshëm, duke përbërë sot gjuhën e tretë kryesore prej 8,1% të popullsisë rezidente, madje duke ia kaluar italishtes me 8%.

Përveç kësaj, rreth një e treta e njerëzve thonë se nuk kanë përkatësi fetare.

Pas katër gjuhëve zyrtare, prin gjuha shqipe

Plurilingualizmi po fiton terren në shtetit helvetik.

Dy të tretat e popullsisë përdorin rregullisht më shumë se një gjuhë në javë.

Të rinjtë flasin më shumë një gjuhë të dytë apo edhe të tretë.

Popullsia zvicerane po bëhet gjithnjë e më shumëgjuhëshe.

Kjo zbulohet nga sondazhi mbi gjuhët, fenë dhe kulturën, i kryer për herë të dytë nga Zyra Federale e Statistikave (OFS), ku shqipja renditet pas katër gjuhëve zyrtare në Zvicër.

Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave te siguruar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, mbi 100.000 njerëz sot e flasin gjuhen shqipen në Zvicër.

Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.