Media ruse: Putin e kishte regjistruar fjalimin e tij TRE ditë më parë; vendasit të zhgënjyer

162
0

Bota i frikësohej një sulmi të Rusinë kundrejt Ukrainës, gjë që ndodhi herët mëngjesin e sotëm.

Duket se këtë nuk e besojnë as vetë shtetasit e Rusisë. Për gazetarin e “The guardian” ata janë shprehur se kanë mosmarrëveshje me Ukrainën, por që lufta nuk është zgjidhje, teksa shtojnë se nuk prisnin që Vladimir Putin të shkojë deri në atë pikë sa të sulmonte.

“Nuk mendoja se Putini do të ishte i gatshëm të shkonte deri në fund. Si mund ta bombardojmë Ukrainën? Ne kemi mosmarrëveshjet tona, por kjo nuk është një mënyrë për t’i zgjidhur ato”, tha një qytetare.

“Jam i turpëruar për vendin tim. Të jem i sinqertë me ju, jam pa fjalë. Lufta është gjithmonë e frikshme. Ne nuk e duam këtë”, tha një burrë.

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin herët mëngjesin e kësaj të enjte njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Ai e bëri deklaratën në një fjalim televiziv në të njëjtën kohë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkonte të ndalonte. Në një fjalim televiziv të enjten në mëngjes, Putin u kërkoi ushtarëve ukrainas në zonën e luftimit në Ukrainën lindore që të lënë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Mirëpo mediat ruse “novaya_gazeta” shkruajnë se Putini ka të ngjarë të ketë regjistruar ditë më parë shpalljen e luftës.

Media ruse shkruan se të dhënat në skedarin video të ngarkuar në faqen e internetit të tregojnë orën 19:00 më 21 shkurt, gati tre ditë përpara se Putini të shpallte fillimin e operacionit të tij ushtarak mëngjesin e sotëm.

Si duket gjithë përpjekjet për zgjidhje diplomatike, paskan qenë të kota pasi si duket Putin e kishte vendosur ditë më parë që të shpallte luftën dhe të pushtonte Ukrainë, duke mos marrë parasysh asgjë dhe as sanksionet që po i vendosen shtetit të tij që mund të godasin ekonominë.