Media italiane “Boom” italianësh që kurohen në Shqipëri

248
0

Italianët nuk kanë pushtuar tashmë vetëm plazhet shqiptare, por avionin për në Shqipëri e marrin edhe për nevoja shëndetësore. Për të vërtetuar këtë, gazetarja e Mediaset, Barbara Romano udhëtoi vetë drejt Tiranës. Ky fluks, të cilin ajo e quan një “boom” mjekësor ka si shkak kohën e shkurtër të marrjes së shërbimit dhe çmimet më të ulëta. I lodhur nga listat e gjata të pritjes është ky italian që është habitur me atë që gjeti në Shqipëri.

“Kam një problem me kolonën vertebrore. I telefonova të hënën pasdite dhe më caktuan takimin për të martën në mëngjes në orën 10. Në Itali bëhej fjalë për kohë shumë,  shumë më të gjata. Aty lista e pritjes për të për të paktën 4 ose 5 muaj. Ajo që ishte edhe më mbresëlënëse ishte kosto sepse këtu pagova vetëm 60 euro ndërsa në Itali në një spital privat do të duhej të paguaja 170 euro”.

Një tjetër thotë se nuk është i shqetësuar as për fjalët mbi cilësinë e mjekëve.

“Jo, absolutisht që nuk do të mundesha do t’i bëja këto analiza në Itali sepse janë shumë më të shtrenjta. Shqetësim për mjekët që do gjeja? Jo fare sepse këtu ka mjekë italianë. A do të kurohesha gjithmonë në Shqipëri? Ka mundësi që po”.    

Në reportazhin e emisionit “E Sempre Cartabianca” thuhet se ka klinika në Tiranë që trajtojnë rreth 50 italianë në muaj. Kërkesat më të shumta janë për analiza ortopedike, skaner, etj.