Skip to content

“Me Zotin para, në fund të këtij Ramazani do te..” Elvis Naci jep lajmin fantastik per shqiptaret

    Shumëprej nesh mundet të rikthejë në memorje tronditjen që pësoi vendi yne nga tërmeti i 26 nëntorit. 51 jetë shqiptarësh humbën, ndërsa në ditët pasuese u shpërfaq para nesh magnituda e vërtetë e tragjedisë.

    Në Thumanë, atje ku tërmeti e ktheu qytezën në gërmadhë, në fytyrat e cilitdo gjeje dëshpërim e tronditje. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i vuri vetes për qëllim një mision, ndihmën për ata shqiptarë që humbën të dashurit e tyre, familjarë, prindër, fëmijë…

    Vështirësitë nuk qenë të pakta, por tashmë na presin veçse lajme të gëzueshme.

    Një lajm të madh e dha vetë Elvis Naçi, gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin N’Kosovë Show’. Drejtuesi i programit Shpëtim Desku e pyeti Elvisin se kur do të jepen shtëpitë e ndërtuara tashmë në Thumanë për banorët.

    “Shqiptarët e kanë ndërtuar Thumanën, por shqiptarët nuk do të ishin mobilizuar kurrë deri në atë pikë, po të mos e kishin një shqiptar si Elvis Naçi. Elvisi ishte zëri i thirrjes, i arsyes, i besimi e i kushtrimit të shqiptarëve. Tash tregona, sa shtëpi janë ndërtuar e kur do të bëhet përurimi i Thumanës që ju me të gjithë shqiptarët nëpër botë i keni ndërtuar?”-tha Desku.

    “Aktualisht janë 150 shtëpi që janë bërë në Thumanë. Me Zotin para, në fund të këtij Ramazani të bekuar, do të bëhet përurimi i shtëpive.”– tha Elvis Naçi.

    “Elvis ne besoj me stafin tonë do të jemi aty?”-pyeti Desku.

    “Po patjetër, do të jemi në rreshtin e parë”-u përgjigj Elvisi.