Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane, e cila ka bërë kallëzim në Policinë e Durrësit, ku pretendon se 26-vjeçari L.P., ka abuzuar seksualisht me të.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit, në një zonë me shezllone përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Preza u arrestua nga uniformat blu, teksa rezulton person me precedent penalë për vepra të mëparshme si armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Në dëshminë e e dhënë në prani të një psikologeje dhe oficerëve të policisë, e reja italiane ka rrëfyer se ndodhej në vendin tonë se bashku me një grup shoqesh për pushime, dhe atë natë kishin konsumuar alkool.
Sipas saj, rreth orës 05:00 të mëngjesit, ajo ishte shkëputur prej tyre dhe kishte dalë e vetme buzë detit, për t’u qetësuar, në shezllonet e një biznesi. Aty është pikasur nga 26-vjeçari L.P., i cili ka qenë punonjës sezonal në biznesin ku turistet kishin kaluar mbrëmjen.
Pas një bisede të shkurtër me të, L.P. e ka përdhunuar, duke e zhveshur me zor, pavarësisht rezistencës së saj.