16.5 C
Tirana

Më vjen turp që jam Shqiptar! Më vjen turp që i takoj ketij kombi te keq! Atdhe i dështuar!

Date:

Share:

Agim Hushi, një nga tenorët më me emër në Shqipëri, i ka dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Australi.

Përmes një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, tenori i mirënjohur me origjinë nga Kavaja, ka akuzuar rëndë drejtuesit e Shqipërisë që, sipas tij, janë zbardhur nga kokaina.

Postimi i plotë i Hushit: Së fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime: në “Sydney Opera”!Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Pas një viti qesharak më së fundmi erdha edhe unë te termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë vetëm hajdutët, maskarenjtë, injorantët, baballarët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina. Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj!

Më dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për t’u çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim.

Duke lënë pas sukseset e mëdha të një sheshi qesharak me majë dhe ujëra që rrjedhin si përrenj psiqikë të sëmurë dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje të botës së lirë, ku emrin e kryetarit të bashkisë së një qyteti 5 milionësh s’e di askush dhe ku kryetari i shtetit mban përgjegjësi edhe për menynë e pensionistëve.

Të një shteti që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars. Lamtumirë Shqipëri! Faleminderit Australia ime!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“S’ka fat i miri” Veliaj nga burgu: Kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Erion Veliaj ka postuar sot nje fragment nga arsyetimi i akuzes perse e mbajne brenda ne burg. Arsyetimi eshte se “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft...

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Siç bëri me dije ministri i Shtetit...

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.