HomePersonazhShowbiz & Tv'Me vinte turp...

‘Me vinte turp se ..’ Rudina tregon per njohjen me Mark Frrokun dhe si e u nda nga Aleksi

Lidhja me Mark Frrokun dhe detajet për aktoren e humorit Rudina Dembacaj bën shumë interes për publikun këto kohë dhe moderatorja nuk është rezervuar aspak për të zbuluar çdo detaj duke arritur vëmëndjen maksimale.

Së fundi e ftuar në “Why Not” Rudina ka zbuluar me detaje si u njoh me ish-deputetin dhe madje shkuesi paska qen një ndër VIP-at shqiptar, Visjan Uknecaj.

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqë, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani.

Rudina me Markun

Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj. Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam të Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të vërtetës. Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë.

Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija. Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja si shumë mik dhe më konsideronte si shumë mikeshë. Me mua kishte konsumuar probleme familjare edhe biseda për fëmijët dhe nuk mundet të më kishte parë me një sy tjetër përveçse mikeshë. Por më vonë, kur ndodhi shkëndija ishte e dyanshme dhe unë e ndjeva që i kishte ndodhur dhe Markut.

U zhduka disa kohë nga qarkullimi për shkak se u bëra konfuze nga kjo shkëndija por më pas na u desh të vazhdonim punimet për lokalin sepse bisedat për lokalin ne i kishim filluar që kur kemi qenë miq. Propozimi për lokalin më erdhi një moment kur unë Markun nuk e shihja kurrë si partner jete.

Nga ana tjetër unë isha pothuajse e ndarë, akoma jo e divorcuar, por e ndarë. Më pas u riktheva, vazhduam punimet e lokalit që zgjatën rreth 8 muaj dhe ndërkohë që ne punonim nga shkëndia u bë vërtet dashuri dhe një lidhje e konsoliduar”, ka treguar Rudina.

Gjithashtu ajo rrëfeu se me ish-bashkëshortin, Aleksin ruan raporte shumë të mira dhe se ata ishin ndarë para se të njihej me Mark Frrokun. Rudina shpjegoi se arsyeja se pse u nda me Aleksin ishte sepse ishte konsumuar historia e tyre.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sapo kam marrë makinën nga servisi i Aleksit”, shtoi Rudina.

Aktorja ndër të tjera tha se ruan një raport shumë të mirë me vajzat e Mark Frrokut.

“Nëna ime, pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë, sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime”, është shprehur Rudina.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.