‘Më vinte turp, por pastaj e bëra’, Emina tregon çfarë i kërkoi vjehrri herën e parë

1365
0

Sigurisht që takimi me vjehrrit për herë të parë është një moment shumë i sikletshëm. Dhe kësaj situate nuk i ka shpëtuar as modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj. Ajo ka treguar se vjehrri i saj e ka vënë në siklet me kërkesën e çuditshme që i bëri kur e takoi për herë të parë.

“Isha nervoze dhe po mendoja çfarë do më pyesin, çfarë duan të dinë. Babai i tij më pa dhe më tha: Emina dua të të bëj nj pyetje shumë serioze. Obobo thashë pale çfarë do më pyesë. ‘Mund ta prekësh majën e hundës me gjuhë?’, më pyeti. ‘Çfarë’ e pyeta e habitur. Unë mund ta bëj por më vinte turp dhe s’dija çfarë t’i thoja. Pastaj e bëra,”- tregoi Emina e ftuar në “Xing me Ermalin” dhe pastaj e demonstroi.

Cunmulaj është një nga modelet më të famshme në botë. Ajo sot ëhstë e martuar me miliarderin Sam Nazarian dhe është nënë e dy fëmijëve.