“Më vinte keq që do lija prindërit, por pagesa që merrja..”Ja pse të gjithë infermierët po ikin ne GJermani

1047
0

Sueda Fejzullahu tani punon në një nga spitalet e Hanoverit.
Ajo tregon për Gazetën “Si” se punësimi në atë kohë ishte i vështirë dhe ëndrrat e një studenteje si ajo që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës, ishin të mëdha.

“Që prej 3 vjetësh kam ikur nga vendi im pas një oferte që me erdhi nga Gjermania për të punuar,” tregon ajo, një vajzë e re e cila sapo mbaroi universitetin për Infermieri të Përgjithshme në Tiranë, nisi punë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku në fakt ndenji vetëm një vit.

“Fillimisht nisa si ndihmës infermiere, punoja shumë pasi doja të kaloja në profesionin tim dhe shpesh herë kërkoja të rrija edhe orë shtesë. Në spital përballesha me pacientë të ndryshëm, ku dëgjoja shprehjen “të gjithë për një hall vijmë këtu”. Të them të drejtën, kushtet e punës ishin shumë të vështira, sa hera-herës nxitonim edhe për të gjetur shiringa,” tregon infermierja, duke u përpjekur pa sukses të fshehë zhgënjimin.

Ajo i thotë Gazetës se pas gjashtë muajsh pune,kishte dëgjuar nga një mikja e saj se ishin hapur një sërë aplikimesh për të punuar në Gjermani. Sidomos pozicioni si infermiere ishte shumë i kërkuar dhe flitej gjithashtu të ishte i paguar. Kjo ishte si një mundësi për Suedën pasi edhe djali me të cilin ishte lidhur, prej 2 vjetësh kishte shkuar të punonte atje.

“Të them të drejtën nuk e mendova dy herë. Bisedova me prindërit dhe me të dashurin(i cili sot ështëbashkëshorti i saj) dhe nisa procedurat që duheshin. Më vinte keq që do lija prindërit, por pagesa që merrja këtu nuk më mjaftonte as për vete e jo më të ndihmoja ata,” tregon infermierja.Ajo fillimisht u pozicionua si infermiere në një spital në qytetin e Hamburgut.

Sueda tregon se në kohën e saj procedura e shpërnguljes ka qenë më e vështirë se sot.
“Nga infermieret e reja që vijnë,kam marrë vesh se tani mundësitë për të ikur janë shtuar shumë dhe procedurat tashmë janë më të thjeshta. Unë kam pritur më shumë se gjashtë muaj që të merrja një kontratë nga spitali ku jam sot,” tregon ajo.

Infermierja me mendjen ende tek Shqipëria, tregon se në Hanover, vendi ku ajo është vendosur përfundimisht tashmë, ka shumë mjekë dhe infermierë shqiptare të cilët punojnë shumë dhe ndjejnë mall për njerëzit që kanë lënë në vendin e tyre, nga i cili u larguan për një punë, rrogë dhe jetë më dinjitoze.

Dhe në fakt, Gjermania prej disa vitesh është bërë ëndrra e shumë infermierëve. Elson Jaçaj President i ShoqatëssëInfermierëve në Shqipëri tha për Gazetën “Si” se çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 1000 infermierë, ndërkohë që rreth 1000-1200 licencohen çdo vit në Shqipëri. Pra, sipas tij, numri i infermierëve tëlicencuarështë deri diku i ngjashëm me numrin e infermierëve që largohen.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i tha Gazetës se aktualisht 1500 persona janë në listë pritjeje për t’u punësuar, të cilat janë fitues nga portali “Infermierë për Shqipërinë”.

Së fundi, në një takim memjekëtë rinj të sapopunësuar, kreu i kësaj ministrie Ogerta Manastirliu u shpreh ndër të tjera se “të gjithë vendet janë të prekura nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve, ndaj edhe vendi ynë është i prekur nga ky fenomen”.

“Por e vërteta është që profesionistët e shëndetit vijojnë të punësohen në sistemin shëndetësor. Dhe po punësohen me meritë. Vetëm për muajin janar dhe shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore”, tha Manastirliu gjatë këtij takimi.

Një tjetër shqetësim që ngre Jacaj nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, është se gjatë dy viteve të fundit po largohen edhe infermierët me përvojë. Për sa i përket portalit Jaçaj tregon se edhe personat që punësohen nga portali janë pa përvojëe të pakualifikuar dhe kjo gjë ka sjellë uljen e nivelit të shërbimit.

“Në këto 4-5 vitet e fundit në total mund të ketë vajtur numri i të larguarve nga Shqipëria rreth 7500-8000 infermierë. Nuk krijohen vende të reja pune por plotësojnë vendet e ngelura bosh për shkak të largimeve”, shprehet Jaçaj.

Sipas tij, gjithnjëështë premtuar rritje pagash për infermierët, por kjo pak herë ka ndodhur dhe jo në nivelin e kërkuar, duke detyruar infermierët që për paga më të larta dhe kushte më të mira pune dhe jetese, të shpërngulen në Gjermani.

Për kushtet si nata me ditën na dëshmon edhe Sueda, e cila na tregon se punon 5 ditë në javë, kryesisht në turnin e natës. Ditët e pushimit ndryshohen çdo jave dhe ajo thotë se ka mundësi të kryejë dhe të gjitha aktivitetet e tjera që ajo dëshiron.

“Kushtet e jetesës janë shumë të mira dhe mund të plotësoj nevojat e mia dhe të prindërve. Gjithashtu edhe të shkoj me pushime me ta, gjë që në Shqipëri nuk do e kisha menduar kurrë. Sa për kushtet e punës, më mirë të mos flas sepse nuk krahasohen,” thotë Sueda.