Më thuaj përqafimin e preferuar, të të tregoj si je në dashuri

1703
0

Detaje nga mënyra e përqafimit tregojnë se si jeni në marrëdhenie më partnerin ose partneren.

A – Kjo konsiderohet si një përqafim miqësor. Ju e keni të vështirë të hapni zemrën dhe nuk flisni me këdo. Jeni shumë të kujdesshëm dhe gjithmonë i kushtoni vëmendje gjërave më të vogla. Besoni se pikat e vogla të përbashkëta me kalimin e kohës do të krijojnë dashuri të madhe. Për ju, dashuria nuk ekziston nëse nuk ka ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Nëse ju pëlqeni një person, do të prisni derisa t’ju shprehin ndjenjat pasi nuk e merrni asnjëherë hapin e parë.

B – Ju jeni një person romantik dhe i ëmbël. Ju jeni pasionantë dhe kur bini në dashuri, nuk keni sy për të tjerë.

Për më tepër, ky lloj i përqafimit tregon gjithashtu se ju jeni një person i cili mund të zhvillojë lehtësisht ndjenjat dhe ta dojë dikë nga kontakti i parë. Me fjalë të tjera, jeni një person shumë i lehtë për tu fituar.

C – Ky përqafim tregon se jeni shumë të kujdesshëm kur bini në dashuri. Siguria është gjithcka keni kërkuar. Kjo vazhdimisht ju bën të kujdesshëm ndaj gjërave dhe njerëzve rreth jush.

Në dashuri, nuk mund ta injoroni këtë kujdes dhe e keni të vështirë të bini në dashuri pasi doni dikë që t’ju japë siguri absolute.

D- Ky përqafim tregon se mund të gjesh lehtë ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë në marrëdhënien tënde. Ju nuk keni ndonjë problem, mund të bëni ç’të doni dhe ndiheni të lirë të bëni atë që dëshironi.

Por për këtë arsye, ju mërziteni shpejt dhe dëshironi të gjeni një person më interesant