Skip to content

“Më thonë maloke e trashë!” Shkurta mes betejës së paragjykimeve: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

    Shkurta ndihet e ofenduar në fshatin ku jeton në Devoll pasi gjithmonë e sulmojnë për prejardhjen. Ajo ka kërkuar që të ballafaqohet në “Shihemi në Gjyq”  nga “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan me Vjollcën. Shkurta është nusja e djalit të xhaxhait  të Vjollcës, është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll.

    “Është një fshat i tërë që më  shajnë, më thonë maloke. Unë do ua tregoj të tëra se kush është malokja! Unë nuk jam maloke e trashë siç thonë ata! Thonë devollinjtë, të trashë sa s’dinë gjë fare për asgjë!”, thotë Shkurta në insertin prezantues.

    Vjollca thotë se nuk i ka rënë askujt në qafë.

    “Kushdo që më ka thirrur sot këtu, do t’i sqaroj sot! Jam një zonjë e nderuar që nuk i bie në qafë njeriu!  Nuk i kam bërë gjë njeriu! Do ta tregoj veten time se kush jam!”

    Veç protagonisteve, në publik janë edhe babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Debati mes dy grave nis i nxehtë e me tone të larta, ku nuk mungojnë fyerjet.

    Shkurte: Këto të gjithë më thërrasin maloke, më ofendojnë dhe më shajnë!

    Eni Çobani: Po arsyeja, pse?

    Vjollca: Prit moj prit ti! Kush të ofendon ty?

    Shkurte: Nga anët tona, ju jeni të trashë thonë!

    Vjollca: Për këtë punë më ke thirrur mua këtu ti moj?

    Shkurte: Më thonë mua e trashë, maloke, por më të trashë se të Devollit nuk jemi ne!

    Vjollca: Devolli është më i humburi?

    Shkurte: Më i humburi është!

    Vjollca: Ti pse erdhe nga Fushë-Kruja në Devoll moj? Përse erdhe?

    Shkurte: Po ju erdhët na morët se ne jemi punëtore dhe të ndershme!

    Vjollca: Çfarë kërkon në Devoll  ti? Ne të hapëm sytë ty!

    Shkurte: Jo moj jo! Ju i keni hapur sytë me mua se unë jam punëtore dhee e ndershme!

    Vjollca: Ti na i hape sytë ne që të zinte gjiza krimba dhe haje në Fushë-Krujë? Na i hape sytë ti moj?

    Shkurte: Këto janë vetëm për të të ulur, për të të sharë dhe për të të ofenduar!

    Vjollca: Kush të ka ofenduar?

    Ardit Gjebrea: Sapo ia the, “ti që haje gjizë me krimba në Fushë-Krujë”, sapo ia the.

    Vjollca: Ta thotë personin, pse më ka thirrur këtu dhe kush e ka ofenduar.

    Ardit Gjebrea: Dakord, meqenëse ajo tha më keni ofenduar…

    Shkurte: Për ofendime jeni të tërë, ku janë ofendimet më të rënda!

    Ardit Gjebrea: Cilat për shembull?

    Shkurte: Maloke, këto janë maloke!

    Vjollca: Kush ta ka thënë moj zonjë? Pikërisht unë si person?

    Shkurte: Tërë fshati! Ne jemi mësuar të punojmë, ne jemi të ndershme e punëtore, neve na vini anash ju!/tvklan.al