“Më telefonoi në mes të natës”/ Muslim Murrizi ZBULON kërkesën e papritur të Berishës…

265
0

Mbrëmjen e djeshme ish-deputeti Myslim Murrizi ka treguar se e ka telefonuar Sali Berisha per ti kërkuar që të rikthehet në Partinë Demokratike, 

Murrizi tha se e ka pritur me pozitivitet këtë ftesë dhe konfirmoi se do të jetë pjese e Kuvendin e 30 Prillit të PD-së. 

“Unë jam i përjashtuar nga PD, kurse Topalli, Patozi, Imami nuk janë të përjashtuar nga PD, por janë larguar. Unë do të jem në Kuvendin e 30 Prillit. Sali Berisha më telefonoi mbrëmë dhe më kërkoi rikthimin, më tha je i mirëpritur në PD. Unë iu përgjigja pozitivisht, do të jem në Kuvendin e 30 Prillit” tha Murrizi.