Më të dashuruar se kurrë, Rudina dhe Marku nisin pushimet, ja ku po i kalojnë (Foto)

1358
0

Moderatorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku po shijojnë historinë e tyre të dashurisë.

Ata e bënë publike lidhjen para disa javësh, ku Rudina u shpreh se ajo e do si partner në jetë dhe në biznes.

Së fundmi, ata duket se kanë udhëtuar për disa ditë pushime.

Këtë e ka treguar Rudina me anë të një fotografie në Instagram ku duken të buzëqeshur e të përqafuar.

Moderatorja dhe aktorja e njohur ka vendosur që ti bllokojë komentet për të shmangur reagimet negative të ndjekësve.

Kujtojmë se më parë ishte e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin gëzon vogëlushen Viktoria.