Emisioni “Rudina” pasditen kësaj të mërkure nisi ndryshe në ekranin e Televizionit Klan. Moderatorja, Rudina Magjistari ndryshe nga herët e tjera hyri në studio me disa tabela të kuqe në duar. Por, çfarë donte të tregonte Magjistari me këtë?
Vetëm pak sekonda më pas për të gjithë teleshikuesit, ajo prezantoi rubrikën më të re të emisionit. “Dekadat e jetës sime” është rubrika e re e cila startoi këtë të mërkurë dhe u dedikohet tërësisht historive personale të të ftuarve. Secili prej të ftuarve në varësi të dekadave që ka kaluar do të ndajë me publikun ngjarjen më të rëndësishme që kanë lënë shenjë në jetën e tij.
Në programin e sotëm siç e shihni e nis me disa tabela që unë i kam në dorë dhe që do të prezantoj një rubrikë të re, me të cilën ne do të prezantohemi sot për herë të parë. Do ta nisim programin e sotëm dhe sigurisht që do të jetë hera e parë, edicioni i parë, ose puntata e parë e kësaj rubrike të cilën ne e kemi quajtur ‘Dekadat e jetës sime’.
Të ftuar të ndryshëm të cilët do të bëhen pjesë e kësaj rubrike do të udhëtojnë së bashku me ne në një udhëtim historish, sfidash, suksesesh e momentesh të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në jetën e tyre. Për çdo dekadë që ata kanë jetuar ne i kemi ftuar që të zgjedhin ngjarjen më të rëndësishme, më domethënëse, atë më të veçantën ndoshta që duan të rrëfejnë për dekadën e jetës së tyre.
Pra në varësi të moshës së gjithsecili, secili ka disa dekada, jo gjithmonë e kanë të njëjtë numrin e dekadave, ngjarjeve apo historive që do të ndajnë me ne. Kështu që në varësi të personazhit të ftuar do të kemi dhe dekadat që do të vijnë”, tha Rudina Magjistari.