Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta. Pas arrestimit autori, Isuf Hasa ka deklaruar se ai ka pirë kafe në banesës së viktimës dhe më pas e ka vrarë. Sipas tij 81-vjeçari e bullizonte dhe e ofentonte. Ai shtoi se pas vrasjes i ka marrë paratë të cilat kishte në xhep. Hasa thekson se ai e dinte se kishte para pasi vetë viktima ia kishte konfirmuar këtë.
Ai gjithashtu shprehet se viktima i ngacmonte gruan dhe e kishte kuptuar këtë. Sipas tij viktima e merrte në telefon dhe i thoshte se nuk i ka dhënë kurrë nga rakia e gruas.
“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi.
Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë,” tha ai.
Hasa pasi ka goditur me çekiç pas koke të moshuarin i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash të cilat ky i fundit i kishte në xhep. Pasi ka kryer aktin, dyshohet se autori i ka fshehur paratë në një çorape, të cilat u zbuluan dje pasdite gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij.
81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend.