Me ne fund pak fresk, ja kur nisin reshjet e shiut në te gjithë vendin

1019
0

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Sipas Shërbimit Meterologjik, në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 18°C deri në 34°C

zonat bregdetare 16°C deri në 33°C