Më në fund lajme të mira nga Shërbimi Meteorologjik Ushtara. Megjithëse vendi ynë është përfshirë nga një valë e re e të nxehtit afrikan, ajo nuk është aq përvëluese dhe torturuese sa ajo e dy javëvetë të shkuara të korrikut.
Ditët në vijim vendi ynë sipas parashikimeve, pritet të ketë mot me diell dhe temperatura të cilat do vijnë në rritje 36-37 grade celcius. Masat ajrore që do të qarkullojnë do të jenë të nxehta, por nuk do të jetë të njëjta me temperaturat që në kaluam ne mesin e Korrikut.
Ndërsa javen qe vjen edhe pse pritet nje rritje e temperaturave ato nuk do te arrijne nivelin dhe intensitetin e diteve te nxehta të korrikut. Maksimumi pritet që ditën e martë, të mërkurë dhe të enjte temperatura të shkojnë deri në 39-40 gradë Celcius. Vlen të theksohet se keto do te jene vetem dy tre dite dhe nuk do te kete nete te nxehta tropikale si në korrik.