Më në fund krijohet pajisja që iu shpëton nga mbytja në det/video

649
0

Më shumë se 372.000 njerëz në vit humbin jetën nga mbytja në det, mirëpo tani është krijuar një pajisje e cila mund të ndihmojë në uljen e këtij numri,

“Kingii” është një byzylyk i krijuar për tu veshur nga njerëzit që hyjnë dhe notojnë në det, dhe në rast të ndonjë pasigurie ai u ndihmon atyre të ngrihen mbi ujë.

Para se të hyni në det vendoseni këtë byzylyk, dhe në ndonjë rast kur keni nevojë të ngriheni mbi ujë e tëra që duhet të bëni është të tërhiqni levën që gjendet në të dhe më pas do të hapet një balonë e cila iu nihmon të ngriheni lart.

Kjo pajisje është krijuar nga Tom Agapiades, i cili erdhi me këtë ide kur shoku i tij i ngusht u mbyt në det.

Kujtojmë se gjatë vitit me mijëra persona vdesin nga mbytja në det.