“Më në fund ia dola” 52-vjeçarja shqipare bëhet nënë për herë të parë

191
0

Një 52-vjeçarja është gëzuar nga ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë. Rasti ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. 52-vjeçarja, e cila është infermiere në Prishtinë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Alean.

Ajo shpreh gëzimin për këtë eksperiencë të bukur.

“Mama për herë të parë, ndihem shumë e lumtur, jashtë mase, nuk kam fjalë të përshkruaj aq e lumtur që jam. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë, jam e kënaqur nga stafi mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin por më në fund ia dola”, thotë 52-vjeçarja.

Video është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.