“Më ndau nga gruaja e dytë”, Dëshmia tronditese e djalit. Erdhi nga Gjermania për të vizituar familjen e tij por..

4442
0

Detajet e renda janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij, Hyrije Hyseni. Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë. Sipas mediave në Kosovë, autori duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun.

Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte. Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, ku djali vrau mizorisht nënën e tij ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo  nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes.

Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij.

Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi.

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër dëm apo të lëndojë vetveten.