Gazetari Alfred Lela u përball live me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhu nën e ushtruar ndaj tij dhe qytetarëve, në protestën pas shembjes së Teatrit.
Gjatë debatit në emisionin “Real Story”, gazetari tregoi për herë të parë se pas shoqërimit në polici, policet i kanë vjedhur lekët dhe kartën e kreditit.
Sipas gazetarit, në momentin që atij i kanë dorëzuar çantën ajo ka qenë bosh. Nga ana tjetër kryeministri Rama vijon ta mohojë faktin se policia ka ushtruar dhunë në protestat e zhvilluara.
Kreu i qeverisë i kërkoi prova gazetarit, i cili uli pantallonat live në emision duke i treguar shenjat te këmbët.