“Më lini të qetë zoti president”, Macron kërkon të ngushëllojë Mbappen, por sulmuesi francez nuk do asnjë pranë, ja si reagon..

59
0

Ai shënoi më së shumti gola në Botërorin 2022 në Katar, dje shkëlqeu me një hat-trick, ishte gati të ishte heroi i fundit për Francën, humbi gjithçka në goditjen e penalltive. Kjo situatë për Mbappe, i cili ishte thjesht i pangushëllueshëm dhe nuk donte të shihte as Emmanuel Macron, presidentin e Francës.

Mbappe ishte shumë i mërzitur dhe nuk donte të shihte askënd përballë, ndërsa presidenti francez e ndiqte nga pas për ta ngushëlluar. Mbappe tregoi se nuk donte ta shihte përballë dhe nuk donte të dëgjonte askënd. Veprimet e sulmuesit francez treguan se nuk kishte oreks për asnjë. Macron u përpoq ta ngushëllonte dhe i zgjati dorën për ta ngritur nga fusha, por Mbappe u hoq sikur nuk kishte askënd aty pranë. Por kur u afrua portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, i zgjati dorën Mbappes për ta çuar prej aty dhe francezi pranoi ku madje shkëmbyen edhe dy fjalë dhe një përqafim të vakët.

Macron nuk u largua, ai qëndroi atje, e përqafoi, u përpoq ta inkurajonte, por Mbappe ishte me të vërtetë sikur nuk donte të shihte dhe të dëgjonte askënd dhe refuzoi në mënyrë të dukshme çdo përpjekje për ngushëllim. Ishte e pahijshme, presidenti francez u largua në mënyrë të sikletshme prej tij.

Kulmi sigurisht ishte momenti kur ai u ngjit në skenën speciale të ndarjes së çmimeve për të marrë trofeun e golashënuesit më të mirë. Macron përsëri u përpoq ta ngushëllonte, duke e tërhequr pas vetes dhe përsëri për të përshpëritur fjalë ngushëlluese. Mbappe nuk donte dhe kjo ishte e qartë.

Mbappe nuk mendoi për asnjë moment të fshihte refuzimin për të pranuar këtë ngushëllim, duke u përpjekur dëshpërimisht të shpëtonte nga prania e Macron.

Vetë Macron pak më vonë zbuli se çfarë i tha Mbappes në vesh.

“Është e shkëlqyer ajo që ka bërë Mbappe dhe i gjithë ekipi. Mbappe është një lojtar i madh, por është ende i ri. I thashë që është vetëm 23 vjeç, ka qenë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, ka fituar një Kupë Bote, ka qenë në një finale. Isha po aq i trishtuar sa ai, i thashë se ai na bëri shumë krenarë dhe se përfunduam duke humbur një ndeshje që ishim shumë pranë për ta fituar, kështu e ka sporti”, u shpreh Macron për “RMC Sport”.