“Më la pa martuar” Drini Zeqo tregon arsyen pse është akoma beqar në moshën 37-vjeçare

5767
0

Me një përvojë disa vjeçare në media, Drini Zeqo, fajëson këtë të fundit për rrjedhën që i mori jeta. Përpos shkëlqimit në ekran, nga studioja e lajmeve, deri në skenën e spektaklit “Dancing with the Stars”, 37-vjeçari duket se i është përkushtuar tërësisht ekranit. Ndonëse pjesë e medias, Drini rrallë është bërë pjesë e faqeve rozë për jetën e tij private. I kujdesshëm dhe i tërhqur, ka patuar ç’ka patur, Drini i ka mbajtur për vete. Por, i ftuar në “Mos i Fol Shoferit” në Ora Neës ai la të nënkuptohej se është ende beqar.Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 37-vjeçari tha:

“Të lë. Më ka lënë pa martuar.”

Ndoshta ka ardhur koha që gazetari, ta mendojë seriozisht se lumturia e vërtetë në jetë është gjetja e balancave dhe krijimi i një familjeje është po aq e rëndësishme, sa  karriera.