Skip to content

Me gërvishte makinën! Turistët në Orikum përleshen dhe përfundojnë në spital

    Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës, mes dy pushuesve.

    Arsyeja ishte gërvishtja e makinës. Mësohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.

    Raportohet se ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

    Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.