Skip to content

“Më ftoi në intervistë”, reperi i njohur shqiptar tregon sesi u dashurua me gazetaren, pritjen e ëmbël dhe planet për dasëm

    Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, ka treguar së fundmi detaje nga jeta e tij personale. Tashmë ai është i martuar me gazetaren Vesa Rama dhe presin një fëmijë.

    Por si është njohur reperi shqiptar me gruan e tij?

    I pyetur nga fansat sesi është njohur me Vesën, Skerdi ka treguar se ‘shkesi’ ka qenë Instagrami, pasi pikërisht aty dyshja janë njohur me njëri-tjetrin.

    Më parë Skerdi ka treguar se ka folur me Vesën në Instagram për një intervistë që do i bënte në portal dhe aty ka nisur gjithçka.

    Në lidhje me dasmën ai ka treguar se do të bëhet pasi të vijë në jetë fëmija i tyre.