“Më falni, jam lodhur duke luftuar”: nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës në moshën 33 vjeçare

622
0

Hayley Cayton, një nënë 33-vjeçare e tre fëmijëve të moshës 8, 11 dhe 14, i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e saj në Leyland të Britanisë së Madhe. Pak kohë më parë ajo kishte dërguar një mesazh për miqtë e saj duke thënë se ishte “lodhur duke luftuar”. Gruaja kishte luftuar shumë kohë me një sëmundje mendore që e kishte shtyrë vazhdimisht që të bënte vetëvrasje.

“Jam lodhur duke luftuar, por unë ju dua të gjithëve”. Ky është mesazhi i fundit i dërguar nga Hayley Cayton, një nënë 33-vjeçare e tre fëmijëve të moshës 8, 11 dhe 14, para se të marrë jetën e saj transmeton Shqiptari.net. Gruaja kishte luftuar shumë kohë me një sëmundje mendore. Trupi i saj i pajetë u zbulua në apartamentin që ajo jetoi me familjen e saj në Leyland të Britanisë së Madhe, tetorin e kaluar. Siç raportohet nga gazeta angleze The Mirror, disa orë më vonë ajo do të duhej të shkonte për darkë me burrin e saj i cili kishte përgatitur një surprizë romantike për të. Para se të bënte gjestin tragjik, ajo dërgoi një mesazh për miqve, të saj të cilët menjëherë dhanë alarmin. Kur bashkëshorti arriti në shtëpi, ishte tashmë tepër vonë: një ambulancë po merrte gruan e tij në spital, ku do të vdiste ditën tjetër.

Një tragjedi e vërtetë, e cila i tronditi të dashurit e gruas dhe për të cilën media lokale ende flasin pas hetimeve që policia po bën për të përcaktuar se çfarë ose cili e shtyu 33 vjeçaren të vriste veten. Në Hayley në vitin 2017 ajo u diagnostikua me një çrregullim emocional të personalitetit, i cili tashmë e kishte sjellë atë afër vetëvrasjes. Por kohët e fundit dukej se po përmirësohej. “Ne kemi qenë të martuar për 13 vjet – thotë bashkëshortit të saj në sallën e gjyqit, ku disa ditë më parë u diskutua mbi çështjen në lidhje me vdekjen e 33 vjeçares -. Ajo vuajti nga një semundje mendore për një kohë të gjatë. Pak para se të vdiste kisha një takim me psikologun e saj për ta ndihmuar në menaxhimin më të mirë të bashkëjetesës me të, por kur ajo e zbuloi, e humbi toruan. ” Dhe pastaj: “Për të më falur unë propozova një natë së bashku, ajo pranoi, por vetëm para se të kthehej në shtëpi mora një mesazh nga një mik i imi i cili tha se Hayley kishte bërë atë përsëri, ajo u përpoq per të disatën herë dhe kështu u bë..”.Pershtati në shqip Shqiptari.net